“I kënaqur me lojën dhe rezultatin”, Shehi pas derbit: U thashë lojtarëve që do fitojmë

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh i lumtur pas fitores 2-1 ndaj Partizanit.

“Ishte emocionuese, derbi ka emocione të veçanta, plus pozicioni që jemi, e kishim të domosdoshme fitoren. Jam i kënaqur për të gjithë çunat për atë që dhanë në fushë.

E kishim përgatitur ndeshjen mos shkonim ultraofensiv. Mos vuanim energjinë e Xhixhës dhe Tabekus. Mund ta zgjidhnim më mirë, morëm direktiva të tjera. Në ndërtim kishim manovër ndryshe nga e djathta dhe ndryshe nga e majta. Ndryshuam në pjesën e dytë, na i bëri dhe rezultati.

Brenda ndeshjes ka shumë ndeshje, ka shumë ndryshime edhe për shkak të lojtarëve. Tabeku vuan kur luan me shpinë. Kërkuam një nga mesfushorët të ishte pikë pasimi për 2 qendërmbrojtësit. Kobiljar është lojtarë i fortë me shpinë, në qoftë se nuk prek topin del nga natyra e tij. Njëri duhet të ishte pikë pasimi. Gjerësinë e merrnim me mbrojtësit e krahut. Futja e Alvarez na i rriti cilësinë. Në disa situata në tranzicion edhe rrezikuam.

Derbi ka doza emocionale, të bën të gabosh pasimet e thjeshta. Mbas pjesës së parë iu thashë lojtarëve është e sigurt që do ta fitojmë. Rrini të qetë, besoj te kualiteti juan. Derbi jo vetëm luftohet dhe fitohet, por edhe shijohet.

E kam thënë edhe në intervista të tjera, që Alvarez ka shumë kualitet, por ka pasur probleme fizike, menduam ta niste nga stoli, duke ditur që edhe kundërshtari shpenzon energji dhe të përfitonim nga cilësitë e tij.

Nuk mbaj mend derbi me kaq shumë raste në tranzicion, njerëzit në stadium mund ta kenë shijuar.

Që kur kam ardhur këtu, iu kam thënë lojtarëve që kanë shumë kualitet, ana psikologjike ka qenë një nga armët që kemi punuar më shumë. Mos harrojmë që presioni është i madh. Partizani e kishte ndeshje luksi për të kapur Europën, presioni poshtë është më i madh, nuk të le të shfaqësh atë që do. Do të shikojmë si do dalin kundërshtarët. Nuk ka pushim për ne deri sa të mbarojë kampionati”, deklaroi Shehi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×