VIDEO/ Derbi i takon Tiranës, bardheblutë përmbysin Partizanin dhe shohin drejt mbijetesës

Tirana ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Partizanit, në derbin e kryeqytetit të luajtur në “Air Albania”. Të kuqtë realizuan të parët me Human, pas 23 minutash lojë.

Myslovic “flirtoi” me golin e barazimit por vetëm kaq, pasi nuk ia doli dot që të bënte diçka të tillë.Bardheblutë vendosën ekuilibrat me Kresic, ndërsa Alvarez ishte ai që përmbysi llogaritë.

Tirana merr 3 pikë jetike për mbijetesën, me ekipin e Shehit që renditet në vendin e shtatë me 35 pikë. Në krahun tjetër, të besuarit e Kërnajës janë në vendin e pestë me 45 pikë. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 33-të.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×