Zv.trajneri i Egnatias pas ndeshjes: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati, luftojmë deri në fund

Zv.trajneri i Egnatias, Juljan Brahja,u ndal të fliste pas humbjes 0-2 ndaj Vorës në kampionat.

“Nuk është se kemi hequr dorë nga kampionati. Pjesa e parë jo e mirë e jona, identik si me Flamurtarin. Po ndëshkohemi nga gola që nuk po i kuptoj. Lojtarët kaluan në nervozizëm, por mos harrojmë kishim 3 mungesa të rëndësishme, plus 4-5 lojtarë ishin me 120 minuta në këmbë, kjo ndikoi tek ekipi. Nuk e them për justifikim, por edhe lodhja bëri punën e vetë.

Kemi pasur probleme në krahun e majtë, kemi Xhefersonin, e futëm e nxorëm përsëri, kishte tërheqjen, atje ishim keq sot, e modifikuam me Jamen. Kishim probleme në krah.

Sota, Xhemajli dhe Fernando, shto dhe Dajsinanin, janë boshti i ekipit. Pjesa e dytë e jona ishte më e mirë, një gol mund ta hapte ndeshjen. Vora ishte mbyllur mirë mbrapa me 10 lojtarë. Ne nuk shënuam dot. Ne vlerësojmë çdo ndeshje, edhe pse kemi 3 humbje radhazi me ekipet e vendeve të fundit, në kampionatin shqiptar nuk ka shumë diferenca, pavarësisht renditjes. Ne i kemi vlerësuar të dyja edhe kampionatin edhe Kupën, e dimë se është e vështirë të luftosh për 2 trofe, se ka lodhjen e vet”, deklaroi Brahja.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×