“Ring boksi”, portieri i Zaragozës humb kontrollin, godet me grusht kundërshtarin

Një episod tronditës ka ndodhur në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, ku protagonisti negativ u bë portieri i Saragozës, Esteban Andrada. Pas një ndërhyrjeje të ashpër, arbitri nuk hezitoi ta ndëshkonte me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak në një moment vendimtar të ndeshjes.

Por ngjarja mori përmasa edhe më të rënda menjëherë pas përjashtimit. Ndërsa largohej nga fusha, Andrada humbi kontrollin dhe u drejtua me agresivitet drejt kapitenit të Huescës, duke e goditur atë me një grusht të fuqishëm në fytyrë.

Ky veprim i papranueshëm ka shkaktuar reagime të shumta dhe pritet të sjellë pasoja të rënda disiplinore për portierin, në një rast që ka tronditur opinionin sportiv dhe ka vënë sërish në diskutim sjelljen dhe etikën në fushën e lojës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×