VIDEO/ PSG tregon forcën ndaj Bayernit në Champions, dy gola të shpejtë në pjesën e dytë

PSG 5-2 Bayern

PSG po fiton 5-2 ndaj Bayern në gjysmëfinalen e parë të Champions. . Ekipi bavarez fitoi një penallti në minutën e 16-të, 11-metërsh i përkthyer në gol nga i zakonshmi Kane. Goditja e saktë e sulmuesit anglez shkoi në rrjetë, ndërsa portieri Safonov u hodh në krahun tjetër.

Ekipi i Kompany iu afrua edhe golit të dytë, por topi u largua fare pranë vijës fatale. Më pas, të besuarit e Enriques u përpoqën që të reagojnë, me Dembele që nuk shfrytëzoi si duhet një rast të artë.

PSG barazoi shifrat falë Kvara-s i cili realizoi me një goditje të bukur, sakaq Neves përmbysi shifrat.

Asgjë nuk kishte mbaruar ende për këtë fraksion, pasi Olise çoi shifrat në 2-2. Goli i Dembele nga penalltia bëri që PSG të mbyllte pjesën e parë në avantazh.

Në fillim të pjesës së dytë, PSG realizoi dy gola me Kvara dhe Dembele.

 

 

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×