“Balla gënjeu 11 herë në një kallëzim”, Malltezi flet pas seancës: Procesi i stisur dhe politik!

Jamarbër Malltezi, dhëndri i kreut të PD-së Sali Berisha dhe i pandehur në çështjen “Partizani”, deklaroi pas seancës në Gjykatën e Posaçme se dëshmia e Taulant Ballës para trupës gjykuese ishte “mashtrim nga fillimi në fund”, njësoj siç e cilësoi edhe kallëzimin e tij të depozituar më herët në SPAK.

Ai shtoi se do të përsërisë kallëzimin penal ndaj Ballës dhe kryeministrit Edi Rama.

“Balla gënjeu në Gjykatë. Gënjeu kur tha se Malltezi ka marrë 5% nga pronarët, nuk kishte dokument, tha e kam marrë nga burime mediatike. Gënjeu kur tha se Malltezi ka marrë 60% të aksioneve, tha se e kishte me të dëgjuar. Është një person për të cilin të vjen gjynah. U pyet për deklaratën e tij se nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg, heshti. Balla gënjeu për fakte publike. Tha se ndërtimet janë bërë me leje të Berishës, por gënjeu dhe sot tha se nuk kam qenë në dijeni, pra në një kallëzim të Taulant Ballës janë 11 gënjeshtra”, u shpreh Malltezi mes të tjerash.

I pyetur nga gazetarët e interesuar për ato që ndodhën në seancë, ai vijoi të shpjegonte se ato që po thoshte ishin fakte dhe jo pretendime, ku Balla renditi dëshminë e tij të rreme. Dhe për këtë shkak do të përsëriste kallëzimin penal ndaj deputetit të PS dhe kreut të qeverisë.

“Do të jemi edhe në seancën tjetër ku do bëjmë prapësimet për deklaratat e Taulant Ballës, disa nga ato ishin gënjeshtra, bënin mu, këto që them janë me fakte. Që nuk ka qenë e shpronësuar është në Fletoren Zyrtare. Ne do e përsërisim kallëzimin penal ndaj Taulant Ballës dhe Edi Ramës për këtë mashtrim. Balla në gjithë seancën gënjeu dhe shkeli ligjin”, tha Malltezi.

Ai e cilësoi procesin të stisur dhe politik, madje akuzoi Ballën se kishte deklaruar para kallëzimit në parti se “nuk e treste dheu pa futur Berishën në burg”. Gjithashtu akuzoi Ballën edhe për përdorim të paligjshëm të të dhënave personale.

“Procesi është i stisur dhe politik. Balla e ka shkelur ligjin duke vendosur të gjithë institucionet nën hyqëm, duke i shkelur ato. Balla nuk kishte të drejtë të merrte të dhënat personale dhe aq më tepër t’ia kalonte Alket Hysenit, por sot ai gënjeu dhe tha vetëm se i kishte të dëgjuara nga mediat. Këto që them nuk janë pretendime por fakte. Taulant Ballën nuk do e zërë dheu sepse nuk shpëton nga kallëzimi për denoncim të rremë, janë 11 gënjeshtra”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×