“Dikur dënim me vdekje”, eksperti Erion Dasho: Sot nëse trajtoheni, nuk jeni rrezik për të tjerët. Mund të bëni jetë normale

Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho, i ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, theksoi se HIV nuk duhet më të shihet si një sëmundje fatale, por si një gjendje kronike e menaxhueshme.

Sipas tij, ndryshe nga e kaluara kur konsiderohej “dënim me vdekje”, sot personat e diagnostikuar me HIV, nëse trajtohen rregullisht, mund të jetojnë një jetë normale dhe nuk përbëjnë rrezik për të infektuar të tjerët.

Duke folur për situatën në Shqipëri, eksperti nënvizoi se vendi mbetet me prevalencë të ulët të HIV/AIDS, megjithatë vihet re një tendencë në rritje të rasteve.

“Eksperti i shëndetit publik Erion Dasho i ftuar në “Neës24 Fundjavë”: HIV nuk është sëmundje e grupeve në risk por as e personave të pasur e që bëjnë një jetë të shthurur, nuk ka persona imunë nëse nuk ndjekin sjellje të përgjegjshme e të sigurta.
Dikur quhej dënim me vdekje, sot nuk është një sëmundje vdekjeprurëse por sëmundje kronike. Me mjekime një person i infektuar mund të kalojë një jetë mëse normale si gjithë të tjerët. Madje as nuk infektojnë të tjerët, nëse trajtohen.
Shqipëria është një vend me prevalencë të ulët të HIV AIDS. Ka një tendencë në rritje por sërish prevalenca është e ulët. Rritja ndodh për shkak të neglizhencës. Këtu duhet të ndërhyjnë autoritetet e shëndetit publik”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×