VIDEO/ Lojtari shqiptar realizon gol në fund në Australi, por nuk mjafton për Melbournin

Medin Memeti  realizoi një gol për Melburn Siti, në çerekfinalen  e humbur ndaj Aukland, në garën për titullin kampion në Australi. Talenti shqiptar barazoi takimin në fund për ta dërguar me shtesa, por që nuk mjaftoi, pasi skuadra u eleminua nga penalltitë.

Melburn e pësoi në shtesën e pjesës së parë, ndërsa në minutat e fundit po provonte me dëshpërim për të rikthyer baraspeshën. Për golin mendoi Memeti, që kishte marrë vendin e Elbasan Rashanit gjatë pjesës së dytë. Në shtesë nuk pati gol, ndërsa nga pika e bardhë e penalltive, u tregua më i saktë Auklandi.

Sulmuesi 18-vjeçar është një nga lojtarët më të talentuar, ndërsa luan në qendër të sulmit dhe është pjesë e Australisë U-19.

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×