Detaje nga shpërthimi në Tiranë/ U dëmtua një dyqan i ‘MCN Get Connected’, në pronësi të Endri Meksit dhe një klinikë dentare

TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

News24 mëson se nga shpërthimi i lëndës plasëse u dëmtua një dyqan MCN Get Connected, në pronësi të Endri Meksit, që shpërndan internet si dhe një klinkë dentare aty pranë.

Nuk dihen shkaqet, ndërsa raportohet për dëme materiale. Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është hedhur në formë kërcënimi.

Nuk dihet ende objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse, nëse ka qenë dyqani i MCN apo klinika dentare që ndodhet ngjitur.

Kujtojmë se pronari i MCN TV, Endri Meksi ka denoncuar publikisht kërcënime me jetë në ambientet e televizionit.

Sipas pretendimeve të tij, më shumë se një herë persona me rrezikshmëri kanë hyrë në redaksi dhe e kanë kanosur drejtpërdrejt. Pavarësisht denoncimeve, policia nuk ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe autorët mbeten të paidentifikuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×