Egnatia nuk pret fundin e sezonit, largon trajnerin Tetova

Tani është zyrtare. Egnatia ka ndarë rrugët me trajnerin Edlir Tetova. Lajmi është bërë publik së fundmi nga klubi, i cili ka larguar teknikun pa pritur fundin e sezonit, pas humbjeve të fundit në kampionat.

“KF Egnatia njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edlir Tetova, me efekt të menjëhershëm, për arsye personale te teknikut. Klubi shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë nga Tetova, i cili me përkushtim dhe profesionalizëm ka shkruar një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e Egnatias, duke sjellë arritje dhe trofe të rëndësishëm për klubin dhe qytetin e Rrogozhinës”- shkruan klubi.

Tetova drejtoi rrogozhinasit në 156 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.7 pikë për çdo sfidë. Ai udhëhoqi skuadrën drejt sukseseve të mëdha ku vlen të përmendet fitimi 2 herë  i kampionatit, 2 herë kupën e shqipërisë dhe 1 herë superkupën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×