Goditi me thikë 23-vjeçarin pas sherrit, arrestohet autori në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, për plagosje.

Ngjarje e ndodhur në datë 2.05.2026 në fshatin Picar në Vlorë. Nga hetimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Picar, ky shtetas ka goditur me mjet prerës një 23-vjeçar

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika) e dyshuar e përdorur gjatë ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×