“21 i artë”, Inter shpallet kampion i Italisë, ja rekordet dhe numrat që prodhuan zikaltrit këtë sezon në Serie A

Inter është zyrtarisht kampion i Italisë për herë të 21-të në histori. Zikaltrit arrijnë të kurorëzohen kampionë tri javë para përfundimit të Serie A, duke konfirmuar supremacinë e tyre në një sezon që ka folur për ta.

Ndaj Parmës, ekipit të Chivu-t i duhej vetëm një barazim, por gjithsesi zikaltrit siguruan suksesin e radhës për të lumturuar tifozët që kishin mbushur plot “San Siro”-n në një mbrëmje më shumë festive në Milano. Marcus Thuram në fundin e pjesës së parë dhe Mkhitaryan në pjesën e dytë vulosën suksesin që i dhuroi matematikisht titullin Interit. Në këtë sfidë u rikthye në fushë edhe kapiteni Lautaro Martinez, i cili u shndërrua menjëherë në protagonist me asistin e dhënë për armenin në golin e dytë.

Një titull plotësisht i merituar për Interin, pavarësisht se të shumtë ishin skeptikë në nisje të sezonit, jo vetëm për faktin se Interi mbylli një sezon zhgënjyes duke humbur të tre trofetë sezonin e shkuar, por edhe për faktin se, pas largimit të Inzaghit, pankina iu besua Christian Chivu-t, një ish-futbollist i kësaj skuadre, por me vetëm 13 ndeshje si trajner në Serie A me Parmën sezonin e kaluar. Ky ishte edhe titulli i rumunit, që solli një frymë të re dhe një mënyrë komunikimi moderne, jo vetëm në dhomat e zhveshjes, por edhe në konferencat për shtyp. Ai u bë trajneri i parë që fiton titullin si trajner, pasi e ka fituar më parë edhe si futbollist, pas më shumë se 80 vitesh në historinë e klubit.

Ky ishte trofeu i parë për Beppe Marotta-n si president. Strategu, truri i kësaj skuadre, një mjeshtër në ndërtimin e ekipeve, ia doli sërish të sjellë sukses te Interi. Festa u zhvendos nga “San Siro” drejt Piazza “Duomo”, ku tifozët zikaltër, së bashku me futbollistët, festuan për orë të tëra deri në mëngjes.

Tashmë Interi ka edhe një finale për të zhvilluar, atë të Kupës së Italisë ndaj Lazios më 13 maj, për të kompletuar “double”-in.

Edhe gazetat kryesore italiane u hapën sot me festën e titullit numër 21 për Interin: “21 i artë”, “Special Chivu, ekstazë Inter”, “Çfarë triplete” ishin vetëm disa nga titujt kryesorë që e çuan në piedestal suksesin e Interit këtë sezon.

Corriere
 
Gazeetta
 
Tuttosport
 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×