EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal, motori godet nga pas makinën, “fluturon” në ajër pasagjeri

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Otllak. Një motorr ka goditur nga pas mjetin “BMW” që ishte në ecje dhe si pasojë e goditjes pasagjeri i motorit ka “fluturuar” në ajër dhe është përplasur në rrugë, duke gjetur vdekjen.

Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 57 vjeç,banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit Alban Gajda,35-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa po kryhen hetimet e para në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×