
Pas barazimit 1-1 ndaj Atleticos në takimin e parë në Champions, trajneri i Arsenalit, Arteta, u shpreh optimist para takimit të kthimit.
“Do të dalim në fushë si bisha, do ta shijojmë momentin dhe do të japim gjithçka. Mezi pres. Ndjej energjinë në ekip dhe te tifozët tanë. Ky është momenti që duam ta përjetojmë së bashku. Kemi punuar shumë si klub dhe si ekip për 20 vjet për të qenë përsëri në këtë pozicion. Dhe jemi shumë të uritur për të arritur në finale.
Është një ndjenjë emocioni i madh. Është e vështirë të shprehësh dëshirën për të përjetuar atë moment, veçanërisht me lojtarët tanë para nesh. Ata kanë pritur prej kohësh për një natë si kjo. Pra, le të fillojmë, sepse diçka e jashtëzakonshme do të ndodhë”.
and then