
Pas festës së titullit kampion, në shtëpinë e Interit vëmendja është zhvendosur menjëherë te objektivat e radhës. Dhe në qendër të gjithçkaje rikthehet Lautaro Martinez.
Kapiteni zikaltër u rikthye në fushë kundër Parmës, pas një tjetër periudhe të gjatë mungese për shkak të dëmtimit të pësuar në muajin shkurt, duke luajtur 23 minuta, duke dhuruar madje edhe asistin për golin e 2 të realizuar nga Mkhitaryan, Një rikthim gradual për argjentinasin, i cili kishte luajtur edhe ndaj Romës në fillim të prillit, në një nga ndeshjet kyçe drejt titullit të 21-të të Interit.
Tani Lautaro duket plotësisht i rikuperuar dhe dëshiron të marrë sa më shumë minuta në këmbë përpara sfidave vendimtare të sezonit. Sulmuesi argjentinas synon të jetë titullar që këtë fundjavë ndaj Lazios, në një ndeshje që shërben si provë gjenerale për finalen e Kupës së Italisë, ku Interi do të përballet sërish me bardhekaltërit.
Edhe trajneri Chivu pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, por pa revolucionuar skuadrën. Lautaro mbetet një nga pikat kyçe të projektit zikaltër, sidomos në këtë fazë finale të sezonit, ku Interi synon të bëjë “double”.
Ndërkohë, lajme pozitive priten edhe për Calhanoglun. Mesfushori turk nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kampionatit, por objektivi i tij është rikthimi në finalen e Kupës së Italisë. Dhe me Thuram, Lautaro e ndoshta edhe Calhanoglun së bashku, Interi kërkon të mbyllë sezonin në mënyrën më perfekte të mundshme.
and then