
Falje, gjobë e majme dhe një efekt domino që pritet të zgjasë. Publikisht, Real Madrid mbyll çështjen Valverde-Tchouameni, me klubin spanjoll që njoftoi se të dy lojtarët kanë shtrënguar dorën, kanë kërkuar falje, por sjellja e tyre është shoqëruar me një super gjobë, 500 mijë euro për kokë. Nuk parashikohet dënime sportive, pra Tchouameni do të jetë në dispozicion të ekipit për “El Clasico”, por jo Valverde, pasi ky i fundit duhet të qëndrojë pushim për 10-14 ditë për shkak të traumës së pësuar në kokë. Kjo është pjesa e dukshme, ajo e bërë publike, por mediat flasin se një ndërmjet tyre do të shitet gjatë merkatos së verës, me shumë gjasa Tchouameni.
Nga kjo histori i vetmi që nuk reagoi, ishte trajneri Arbeloa, një tjetër detaj që nuk është pëlqyer nga drejtuesit e klubit. Nëse pak përpara këtij incidenti të rëndë ishte dikush nga brenda klubit që mendonte t’i jepte ish futbollistit ikonë një shans të dy, ky incident firmosi zyrtarisht të ardhmen e tij, në qershor Arbeloa do të largohet nga Madridi.
Për këtë incident mes lojtarëve është njoftuar drejtpërdrejtë Jose Mourinho, edhe pse është ende në detyre në krye të Benfikës. Nuk ka më asnjë sekret as në këtë pikë, “Speciali” është i përzgjedhuri i Perez për të marrë drejtimin e Real Madrid duke nisur nga sezoni i ri. Palët kanë nisur zyrtarisht negociatat për të vënë në jetë rikthimin e Jose Mourinho-s në Madrid. Në pritje të këtij vendimi mbetet Benfika. Klubi portugez kërkon të vijojë bashkëpunimin me Mou, por në të njëjtën kohë janë të vetëdijshëm se nëse Perez kërkon rikthimin e portugezit kjo do të realizohet.
and then