
27 gola dhe 7 asiste të dy së bashku. Serie B “flet” shqip, kjo falë dy binjakëve Shpendi, Cristian dhe Stiven të cilët edhe këtë sezon lanë gjurmë në futbollin italian. Stiven bëri edhe një herë heroin për ekipin e tij Empoli, ku falë “dopietës” së tij përballë Monza-s, Empoli arriti të mbijetojë në Serie B. Stiven Shpendi e mbylli sezonin e rregullt në kuotën e 15 gola dhe dy asisteve, golashënuesi i 4 më i mirë në Serie B.
Në të njëjtën ditë, në javën e fundit të Serie B, edhe binjaku i tij, Cristian realizoi një dygolësh. Sulmuesi kuqezi ishte i papërmbajtshëm në takimin kundër Padovas ku brenda pjesës së parë realizoi një dygolësh. Cristian gjithashtu dhuroi edhe një asist në këtë takim. Me 12 gola dhe 5 asiste, Cristian Shpendi mbylli sezonin si golashënuesi i tetë më i mirë në Serie B. Për fat të keq, as golat e Cristian Shpendit nuk i mjaftuan Ceseana-s për të siguruar të paktën një biletë për në fazën “play-off”, për të shpresuar në ngjitjen në elitë.
Pasi mbyllën një sezon pozitiv në aspektin personal, dy vëllezërit Shpendi pritet të jenë nga emrat më të lakuar në merkaton italiane pasi janë një opsion i rëndësishëm për ekipe të ndryshme në Serie A.
and then