Dhuna e turpshme dhe goditja e lojtarëve në derbi, reagon kryetari i bordit: Turpi më i madh në 11 vite

Slavian e Pragës e ndanin vetëm dy minuta nga festa e titullit kampion në Çeki. Dhe pse po fitonin 3 me 2 ndaj Spartës së Pragës në derbi, tifozët e Slavias çuditën duke pushtuar fushën. Ata shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes, ndërsa u goditën edhe lojtarë të Spartës.

Kryetari i bordit, Jaroslav Tvrdik, nuk e fshehu ndjenjën e turpit që ka pushtuar klubin. Tashmë në rrezik është edhe fitimi i titullit kampion.

“Nuk mund të kërkojmë asnjë rrethanë lehtësuese për veten tonë, tifozët tonë vrapuan në fushë, e ndërprenë ndeshjen para se të mbaronte. Kundërshtari raportoi një sulm ndaj një ose dy lojtarëve. Mendoj se është legjitime që ndeshja u ndërpre.

Kur fola me lojtarët tonë, nëse diçka e ngjashme do t’u kishte ndodhur atyre, do të kishim vepruar njësoj. Mund të kërkojmë vetëm falje. Duhet të reagojmë ndaj kësaj në të ardhmen në mënyrë që situata të tilla thjesht të mos ndodhin përsëri. Është e vështirë. Ishim tre ose katër minuta larg festimeve të titullit kampion, besoj se lojtarët do ta kishin përballuar. Në vend të kësaj, është ndoshta turpi më i madh që kam përjetuar në 11 vjet në klub.

U kërkoj falje të gjithë tifozëve normalë që qëndruan në tribuna, u kërkoj falje të gjithë spektatorëve në ekran. Është turp, duhet të jetojmë me të”, u shpreh kryetari i bordit të Slavias së Pragës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×