
Juljan Shehu shkon në kuotën e 100 ndeshjeve me fanellën e Widzew Lodz në Poloni. Menjëherë pas ndeshjes me Lecchia Gdnask, mesfushori i kombëtares u shpreh i lumtur, në një postim në rrjetet sociale.
“I nderuar dhe mirënjohës që kam luajtur 100 ndeshje për Widzew Łódź. Një moment vërtet i veçantë me këtë klub të mrekullueshëm që do të thotë kaq shumë për mua. Faleminderit shokëve të mi të ekipit, stafit dhe veçanërisht tifozëve të jashtëzakonshëm për mbështetjen, pasionin dhe energjinë e palëkundur në çdo moment”, shkruan Shehu.
and then