4 skuadra për 2 vende, gara për zonën Champions në Serie A më e “zjarrtë” se kurrë

2 javë nga fundi i Serisë dhe gara për zonën Champions është më e hapur se kurrë. Ishte pikërisht humbja e Milanit në shtëpi ndaj Atalantës, që ndryshon llogaritë dhe fut ethshëm në lojë më shumë se kurrë Romën dhe Comon për vendin e 4.

Në “San Siro” Milan bëri hara-kiri dhe mes konstestimesh të shumta u mund nga Atalanta. Ekipi nga Bergamos bëri një pjesë të pare perfekte, duke realizuar 2 herë me Ederson dhe Zappacosta. Raspadori me fillimin e pjesës së dytë realizoi golin e 3 pas një goditje potente nga brenda zones, që u ndal në trekëndësh. Kuqezinjtë e Allegrit u zgjuan shumë vonë, Pavloviç me kokë dhe Nkunku me 11 metërsh e zbutën humbjen disi, gjithsesi për Milanin mbetet një ndeshje për tu harrur, pasi është një humbje që mund të kompromentojë të gjithë sezonin e “Djallit”, që tashmë ndaj vendin e 4, baraz me pikë me Romën.

Kryeqytetasit fituan një ndeshje të çmendur në Tardini ndaj Parmës, ku protagonist i sfidës u bë sulmuesi holandez Donyell Malen, me një dopietë. Pas golit të avantazhit në pjesën e parë për verdhekuqtë shënuar nga Malen, vendasit përmbysën gjithçka falë Strefezzës dhe Keita. Megjithatë kur u mendua se sfida po shkonte në favor të emilianëve, ekipi i Gasperinit përmbys gjithçka, fillimisht me Rench dhe më pas falë një penalltie të dyshimtë të akorduar nga VAR në minutën 110, të realizuar nga Malen. Holandezi shkon në kuotën e 13 golave sezonal, duke u bë golashënuesi më I mire në historinë e Serie A, për futbollistët e ardhur në merkaton e dimrit.

Edhe Como ëndërron Champions. Skuadra e Cecs Fabregas, ia doli të mund minimalisht 0-1 në transfertë Veronën. Goli I vetëm u realizua nga sulmuesi grek Anastasios Douvikas në mesin e pjesës së dytë, ndërsa larianët sigurojnë pjesëmarrjen në Evropë për here të pare. Dy vite pasi u ngjitën në elite, Como tashmë do të jetë pjesë e një prej kompeticioneve evropiane sezonin e ardhshëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×