A ka rrezik për pandemi nga Hantavirusi? ISHP qetëson popullatën: S’ka vend për panik, asnjë rast në Shqipëri!

Nuk ka asnjë rast të prezencës së hantavirusit në Shqipëri. Kështu deklaron në një dalje për mediat ISHP-ja. Sipas zyrtarit të ISHP-së, asnjë rast nuk është shfaqur në kontinentin e Europës.

Mes të tjerash ISHP thekson se nuk ka asnjë rrezik për pandemi.

“Nuk ka fare rrezik. Rrisku për Shqipërinë dhe kontinentin është shumë i ulët. Nuk ka asnjë lloj kufizimi të udhëtimeve dhe tregtisë, jo vetëm për shtetasit shqiptarë por edhe për europianët. Vlerësimi bazohet në disa kritere, së pari sepse nisur nga shpërthimi në anijen turistike, lloji i brejtësit që është rezervuar nuk ekziston në Europë dhe Shqipëri. Hantaviruset janë një grup, lloji i zbuluar në anije transmetohen vetëm në kontakte të ngushta dhe të gjata familjare nga njeriu tek njeriu. Llojet e tjera që qarkullojnë në Shqipëri nuk transmetohen mes njerëzve. Po marrim masa që në rast se do të kemi një rast, ai do të izolohet dhe do të gjurmohet.
Nuk ka vend për panik, shërbimi shëndetësor në të gjithë vendin është gati të identifikojë shpejt çdo rast të mundshëm”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×