Goli i Muriqit nuk mjaftoi, sulmuesi dardan: Mundësi e humbur për Mallorcan, por ky është futbolli

Sulmuesi Vedat Muriqi realizoi një gol në barazimin 1-1 të Mallorcas ndaj Villareal. Pas sfidës, lojtari i Mallorcas, Muriqi dha mendimin e tij.

“Më duket sikur një mundësi e humbur pasi jemi në fazën e fundit të sezonit. Edhe pse ishte Villarreali, prisja më shumë, por nëse nuk mund të fitosh, nuk duhet të humbësh. Çdo pikë ka vlerë të madhe.

Temperaturat e larta në ishull- Ishte shumë nxehtë dhe fusha ishte shumë e thatë, këmbët po më digjen. Tani duhet të pushoj dhe të ushqehem mirë. Kemi përkrahje gjithmonë, por shpresoj që t’i marrim dy fitore në udhëtim dhe të qëndrojmë në ligë për vitin tjetër”- tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×