
Bota e basketbollit amerikan dhe tifozët e NBA-së janë tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të basketbollistit të Memphis Grizzlies, Brandon Clarke. 29-vjeçari Clarke mbylli sytë njëherë e përgjithmonë këtë të hënë.
Lajmi u konfirmua nga mediat amerikane dhe nga burime pranë klubit të Memphisit, ndërsa deri më tani nuk është bërë publik shkaku zyrtar i vdekjes së tij. Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet dhe pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë detaje mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
Sa i takon karrierës, Clarke, i cili ishte pjesë e Grizzlies që nga viti 2019, po kalonte një periudhë të vështirë pas një sezoni të dëmtuar nga lëndimet, ku u paraqit në vetëm dy ndeshje.
and then