
Kryeministrja italiane Gorgia Meloni ka deklaruar se “Deklarata e Kishinaut”, e miratuar nga 46 shtetet anëtare të Këshilli i Europës, njeh të drejtën e vendeve për të zbatuar zgjidhje të reja për menaxhimin e emigracionit, përfshirë qendrat e riatdhesimit në vende të treta sipas modelit Itali-Shqipëri.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meloni e cilësoi këtë si “një arritje të rëndësishme”, duke theksuar se Italia ka luajtur rol kyç në këtë proces, së bashku me kryeministren daneze Mete Frederiksen.
“Ajo që vetëm një vit më parë konsiderohej e diskutueshme, sot është kthyer në një parim të përbashkët për 46 shtetet anëtare të Këshillit të Europës”, u shpreh Meloni.
Sipas saj, kjo dëshmon se qasja italiane për menaxhimin e flukseve migratore “me seriozitet dhe qëndrueshmëri” po shndërrohet gradualisht në një model europian.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar vijon të mbetet në qendër të debatit politik dhe institucional në Europë.
and then