INTERVISTA/ “Sylvinho, më i miri në historinë e Shqipërisë”, Duro: Nuk prisnim Conten, Maran “fotokopje” e De Biasit (VIDEO)

Ditë e rëndësishme kjo për kombëtaren, me Shqipërinë që ndan rrugët me Sylvinhon dhe afron në pankinë, trajnerin italian, Rolando Maran. Objektivat mbeten të njëjta, kualifikimi në kompeticione të mëdha, edhe pse tashmë kuqezinjtë do kenë fytyrë tjetër. I ftuar në Sport News në News 24, trajneri Shpëtim Duro, në bisedën me Trevisa Tufën foli për epokën e mbyllur të Sylvinhos dhe kapitullin e ri që sot hapëm.

Profesor, e prisje një lëvizje të tillë. A ishte ky fundi i ciklit të Sylvinho-s?

Dukeshin simptomat, që nga eleminimi i fundit për Botërorin. Parashikohej pak a shumë, mund të them që ka qënë një ndarje njerëzore, profesionale. Një që ikën, një që vjen, ka patur konsensus nga të gjitha palët.

 

 

Për të mbyllur ciklin dhe ne me analizën për Sylvinho-s. Si do e vlerësojë këtë 3-vjeçar me të në stol?

Futbolli është i ndjeshëm, unë flas si specialist, trajneri matet me rezultate. Unë për Sylvinhon e konsiderohej si më të suksesshmin në historinë e Shqipërisë. Ai e dërgoi ekipin tonë në Europian me meritë, madje na dërgoi në Play Off të Botërorit, duke lënë mbrapa një rival si Serbia. Largimi pritej, mbaroi një  cikël. Ka qënë një largim jashtëzakonisht normal.

Me sa duket, ishte një vendim i marrë kohë më parë. Ishte një surprizë për opinionin, por jo për Dukën… Nuk besoj se ka qenë një zgjedhje e shpejtë?

Bëhen këto bisedime, kjo është kompetencë direkte e Presidentit Duka. Opinioni sportive duhet ta falenderojë Sylvinhon, gjithashtu i urojmë suksese trajnerit të ri.

Rolando Maran, një italian 62-vjeç. Me një CV jo të pasur, ose më saktë një profil jo i lartë. E njihje Duro, të thotë diçka ky emër?

E njoh, është trajner me përvojë në Serie A dhe Serie B. Ne nuk prisnim të na vinte Conte. Puthiten shumë gjëra bashkë, edhe faktori financiar që i intereson federatës. Ky spekticizëm ishte edhe për Sylvinhon, por faktet e bënë me të suksesshmin në Shqipëri. Të presim e të shohim si do shkojmë gjërat.

Pse ky fiksim për italianët, është trajneri i 5-të italian në krye të Kombëtares, na ka ecur vetëm me De Biasi-n, pjesa tjetër ka zhgënjyer. A është ky një hap pas? Si vlerësoni këtë zgjedhje?

Jo zhgënjim, por suksesi i De Biasit dhe Sylvinhos ka qënë jashtë parametrave.Në mos një italian, do vinte në pankinë një tjetër. Kjo është strategjia e Dukës.

E bëra këtë pyetje, pasi Italia është në momentin më të erret në histori. Nuk u kualifikua për herë të tretë radhazi në Botëror, ka renë shumë në nivel futbolli dhe treningu, madje edhe vetë Serie A nuk është më oazi i futbollistëve shqiptar…

Italia është humbje e madhe për futbollin europian dhe botëror. Është një moment përsëritës, goditje e madhe, ato kërkojnë, analizojnë, si funksionon, problemet, nuk janë gjërat aq të lehta. Është ajo që nuk ka një brez cilësor. Dikur ka patur figura të futbollit botëror si Totti dhe Baggio. Ka disa vite që vuan mungesën e talenteve. Kjo është një nga arsyet kryesore që italia është në këtë situatë.

Nuk dua të paragjykoj, kurrsesi, eksperienca e tij e fundit ka qenë në krye të Brescia, është një vit i pa punë. A prisje diçka më shumë. Këto kohë qarkullonin emra si Canavaro etj, por zgjodhëm Maran?

Nuk kemi arsye pse ta paragjykojmë. Puna e trajnerit? Janë dy gjëra të kundërta, çështja e një trajneri të madh si lojtar dhe çështja e një trajneri të madh si trajner. Një trajner, pa përvojë, pa emër mund  të bëjë gjëra të mëdha. Nuk duhet të rrëmbehemi nga opinioni. Erdhi Panucci, ishte dështimi më i madh. Nuk duhet të nisemi nga emri si lojtar, por duhet të shikojmë përvojën si trajner. Puna e trajnerit është eshte pak me fat. Ky trajneri jonë që erdhi, ka eksperiencën e duhur.

Fakt është që Shqipëria ka kaluar në një tjetër nivel, tani Evropiani duket si detyrim, kemi fituar shumë eksperiencë. A mund dhe duhet të synonim diçka më shumë, pra një profil që të na dërgonte në një tjetër nivel?

Ky ka përgjegjësi shumë, steka e objektivave është rritur, pas dy pjesëmarrjeve në Europian. Në këtë aspekt do e ketë të vështirë, por le të shpresojmë. Lojtarët i njeh mirë, pasi një pjesë e tyre luan në Itali. Shqipëria është bërë një ekip nga i cili futbollistët luajnë në vende të ndryshme.

Si një italian i shkollës së vjetër, beson se do i rikthehemi stilit të De Biasit, një mbrojtje solide etj? Mendon se do ndryshojmë tani filozofi? Dhe sa do të ndikojë kjo pjesë?

Edhe te Chievo, ka qënë pragmatist dhe taktik. Do jetë “fotokopje” e De Biasit, e rëndësishme është që është trajner taktik.

Më bëri përshtypje deklarata e Dukës, por dhe e Maran, vendosën si objektiv edhe Botërorin, por ndërkohë kanë një kontratë deri në 2028, beson se do rezistojë aq gjatë?

Puna e trajnerit varet si do jetë ecuria. Në fillim ka Nations League, Botërori është larg. Shumë të rëndësishme janë edhe miqësoret. Objektivi është Nations League, pastaj Europiani. Puna e trajnerit nuk ka garanci.

Profesor, në minutat e mbetura, dua dhe një opinion tendin, mbi “FINAL4”. Nisi me surpriza të mëdha, Egnatia çmontoi Elbasanin dhe Dinamo triumfoi përballë Vllaznisë. Me sa duket nuk i kishim bërë mirë llogaritë, dy rezultate surprizë mund të themi…

Në futboll duhet të jesh me këmbë në tokë. Në fillim kam patur parasysh Dinamon dhe Egnatian. Dinamo hoqi dorë shumë shpejt dhe në përballjen ndaj Vllaznisë, erdhi në një përballje, pas fitimit të Kupës. Dinamo ishte lart në aspektin psikologjik pasi fitoi Kupën. Pash një eufori te Vllaznia, e kishin marrë lehtësisht.

Përballja Egnatia-Elbasani, e njëjta situatë, Egnatia e ka skuadrën, organikën. Tani gara është e hapur.

Jane tre ekipe me 31 pikë dhe Dinamo 27. Kë sheh favorit profesor. Kush mund të triumfojë këtë sezon?

Shumë e vështir për Dinamon, por jo e pamundur.

Unë shikoj favorit Vllazninë.

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×