
Bylisi, edhe pse aktualisht në periudhë pushimi dhe në një fazë të qetë publike, ka nisur tashmë të ndërtojë strategjinë për sezonin e ri, me synimin kryesor për të ruajtur boshtin e ekipit që mbylli edicionin e fundit. Drejtuesit mallakastriotë, siç dihet, përmes kontratave afatgjata të nënshkruara me futbollistët, synojnë të garantojnë stabilitet dhe vazhdimësi në projektin e klubit. Është tashmë një praktikë e konsoliduar mënyra sesi funksionon Bylisi në çdo merkato.
Një pjesë e konsiderueshme e futbollistëve vendas dhe të huaj që veshin fanellën mallakastriote firmosin marrëveshje bashkëpunimi trevjeçare. Kjo qasje nuk lidhet vetëm me garantimin e detyrimeve fi nanciare, por mbi të gjitha me krijimin e një baze të qëndrueshme dhe të projektuar në kohë për vazhdimësinë e skuadrës. Drejtuesit synojnë që gjatë merkatos së verës të ndërhyjnë vetëm me afrime të përzgjedhura dhe cilësore, të cilat do të shërbejnë për kompletimin e organikës dhe rritjen e konkurrencës në çdo repart të fushës.
Një tjetër pikë që pritet me interes është edhe vendimi për stafi n teknik, i cili duhet të përshtatet me objektivat madhorë të klubit, por edhe me strategjinë afatgjatë të Bylisit të Ballshit. Ende nuk është e qartë nëse do të konfi rmohet stafi që mbylli sezonin e kaluar apo nëse klubi do të zgjedhë një drejtim të ri në pankinë. Në ditët në vijim pritet të ketë edhe një qëndrim zyrtar nga ana e klubit mallakastriot, i cili do të sqarojë më shumë mbi ecurinë e projektit dhe vendimet e para konkrete të merkatos.
E rëndësishme mbetet fakti se strategjia e klubit është e ndërtuar mbi ide të qarta, me objektiv të deklaruar rikthimin në elitë të futbollit shqiptar. Paralelisht, klubi shpreson të përfi tojë financiarisht edhe nga shitjet apo huazimet e realizuara gjatë merkatos së janarit. Në Ballsh lëvizjet konkrete pritet të nisin në ditët e para të muajit të ardhshëm, ku në fokus do të jenë rikthimet nga huazimet, largimet e futbollistëve që nuk kanë bërë diferencën, si dhe atyre që u ka përfunduar kontrata me klubin mallakastriot.
and then