Tritol banesës 3-katëshe në Rrilë të Lezhës/ Fqinja: Menduam se ishte rrufe. Shpërthimi i fuqishëm, sikur se u shkulën themelet e shtëpisë!

Një sasi lëndë plasëse shpërtheu derën e brendshme të një banese trekatëshe në Rrilë të Lezhës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të enjteje, ku autorët kaluan rrethimin e banesës së shtetasit Tom Çungu dhe montuan lëndën plasëse në derën e brendshme.

Shpërthimi ishte tepër i fuqishëm dhe dëmet materiale tepër të mëdha, ku veç dyerve dhe dritareve janë shkaktuar shembje të konsiderueshme të mureve të brendshme dhe çatisë së shtëpisë, duke shkaktuar panik te fqinjët. Një prej fqinjëve të familjes në fjalë, tregoi se shpërthimi ishte aq i fuqishëm, sa u trondit e gjithë shtëpia. E moshuara tregoi se menduan se ishte një rrufe.

“Ishim në gjumë. U tronditëm nga zhurma. Dolëm jashtë. Na u duk si rrufe. Nuk pamë gjë. I them burrit; nuk është koha e keqe jashtë. Burri më thotë; se di ça ka ndodhur, në dorë të Zotit. Ishte tronditje. U dridh shtëpia, aq shumë i fuqishëm ishte. Si nuk u shkëputën themelet. Ata janë familje e mirë. Kanë jetuar jashtë, kur nuk kemi dëgjuar fjalë të keqe. Për të gjithë ata kam përshtypje të këqija. I kam miq shtëpie. Ishte tepër e fuqishme si shpërthim, ishte i fuqishëm. Ne e mbajtën mendjen te rrufeja, nuk na shkoi mendja.”, tha ajo.

Në çastin kur ndodhi shpërthimi në banesë nuk ndodhej askush dhe policia bën me dije se pronari Tom Çungu jeton mes Shqipërisë dhe Italisë prej më shumë se 20 vitesh. Sipas grupit hetimor, dyshohet se autorët janë afruar përmes rrugëve dytësore, pasi nga verifikimet e deritanishme në kamerat e aksit kryesor nuk janë konstatuar lëvizje të dyshimta në orarin e shpërthimit.
Grupi hetimor po administron gjithashtu pamjet filmike të disa bizneseve pranë superstradës, për të identifikuar çdo lëvizje që mund të lidhet me ngjarjen. Deri tani, nga hetimet paraprake nuk rezulton që familja Çungu të ketë pasur konflikte apo precedentë problematikë.

Policia thotë se ende nuk janë identifikuar autorët që montuan lëndën plasëse në derën e vilës trekatëshe në Rrilë dhe në drejtimin e Prokurorisë Lezhe po kryhen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×