E rëndë në Korçë, 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur, u gjet nga…

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Kanë qenë familjarët që nuk kanë mundur dot të kontaktojnë me 48-vjeçarin gjatë ditës dhe kanë njoftuar policinë. Këta të fundit, kanë shkuar në banesë ndërsa është ndërhyrë për hapjen e derës dhe e kanë gjetur personin të varur në dhomë.

Dyshohet se shkak është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 48 vjeçarit. Trupi do të dërgohet në morg ndërsa vijojnë veprimet për rastin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×