
Roma dhe Como do të jenë dy skuadrat pjesëmarrëse në Champions League nga Serie A, që do tu bashkohen Interit dhe Napolit. E diela e fundit për këtë sezon në Serinë A ishte dramatike, teksa Milan dhe Juventus nuk mundën dot të fitonin dhe të siguronin pjesëmarrjen në “TOP4”. Në këtë mënyrë Roma dhe Como përfituan maksimalisht, duke regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm.
Për Romën bëhet fjalë për një rikthim në kompeticionin elitar pas 7 vitesh. Skuadra e Gasperinit ka treguar kompaktësi dhe qendrueshmëri gjatë gjithë sezonit dhe në fund mori shpërblimin e merituar. Në javën e 38 e të fundit, verdhekuqtë mundën 0-2 Veronën në “Bentegodi”, teksa të dy golat erdhën në pjesën e dytë, falë realizimeve të Malen dhe El Shaarawy. Roma e mbyll sezonin në këtë mënyrë në vendin e 3 me 73 pikë.
Përralla Como vijon deri në javën e fundit të saj. Dy vite pasi liqenorët u ngjitën në elite pas më shumë se 60 vite, arrijnë të sigurojnë për here të pare pjes֝marrjen në Champions League. Dy javë më parë të besuarit e Ceck Fabregas festuan pjesëmarrjen matematikore në Evropë, ndërsa të dielën në mbrëmje festimet arritën kulminacionin e tyre, me Comon që duke përfituar edhe nga humbja e Milanit, arritit të mund Cremonesen në transfertë 1-4 dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Champions. Jesus Rodriguez, Douvikas dhe dopieta e Da Cunhas, bënë që Como të “fluturojë në qiellin e 7”.
Ndërkohë Cremonese i bashkohet Pisës dhe Veronës, duke zbritur në Serinë B. Lecce e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës, arrin të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit italian, falë suksesit 1-0 ndaj Genoas.
and then