
Tirana do të kthehet në qendrën ndërkombëtare të sportit elitar të padelit. Nga data 26 – 30 Maj, në Sheshin Skëndërbej, do të përballen lojtarët më të mirë të botës, të cilët konkurrojnë për pikë vendimtare të renditjes në një atmosferë spektakli të vërtetë.
Ky turne prestigjoz është duke u zhvilluar nën kujdesin e Presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, Presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Padelit, Luigi Carraro dhe Minsitrit të Turzimit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe Federatës Shqiptare të Padelit.
Në qendër të gjithçkaje do të jetë Sheshi Skënderbej, qendra simbolike e kryeqytetit, e transformuar në skenën e gjallë të një jave të paharrueshme. Një ambient i përsosur që pasqyron lidhjen unike midis padel-it dhe shesheve të qyteteve, të cilat tashmë kanë pritur disa nga momentet më ikonike të këtij sporti, nga Sheshi Kryesor i Krakovit gjatë Lojërave Evropiane 2023, tek legjendari Plaza Mayor në Valladolid.
FIP Platinum është niveli më i lartë i CUPRA FIP Tour, qarkut global të Federatës Ndërkombëtare të Padel-it (FIP). Këto turne janë ndër ndalesat më prestigjioze të sezonit, me një fond çmimesh prej 120.000–150.000 euro dhe 300 pikë renditjeje për fituesit, së bashku me praninë e lojtarëve më të mirë ndërkombëtarë që luftojnë për lavdi.
Më shumë se një garë, ky aktivitet është një festë e sportit, një vitrinë globale që frymëzon audienca të reja, vë në pah talentet në zhvillim dhe lidh qytetet me lëvizjen ndërkombëtare të padel-it. Në Tiranë, në fund të majit, sporti dhe komuniteti do të bashkohen për një përvojë vërtet të paharrueshme dhe ccdokush mund ta ndjekë falas.
and then