Zhgënjimi në 80 vjetorin e Partizanit, presioni për objektivin nuk u menaxhua në mënyrën e duhur

Partizani e mbylli sezonin larg pritshmërive, me të kuqtë që nuk arritën të siguronin as një vend në “Final Four”. Një rezultat që për shumëkënd nuk i përshtatet historisë dhe emrit të klubit kryeqytetas, sidomos duke parë investimet dhe objektivat e vendosura në fi llim të sezonit. Një nga elementët që u diskutua më shumë gjatë kampionatit ishte pesha që ka fanella e Partizanit. Te një klub si Partizani presioni është gjithmonë i lartë dhe çdo rezultat negativ sjell menjëherë reagime nga ambienti, tifozët dhe opinioni sportiv.

Pikërisht ky presion duket se ndikoi në disa momente edhe te skuadra gjatë sezonit. Në ndeshje të caktuara të kuqtë treguan cilësi dhe dominim, por në shumë raste ekipi nuk arriti të ruante vazhdimësinë në rezultate. Luhatjet e shumta, sidomos në fazën fi nale, bënë që Partizani të humbiste terren në garën për objektivat madhorë. Në një klub si Partizani nuk mjafton vetëm cilësia teknike. Futbollistët duhet të jenë të përgatitur edhe psikologjikisht për të përballuar presionin e rezultateve dhe pritshmëritë e larta që ekzistojnë çdo sezon.

Jo të gjithë arrijnë ta menaxhojnë këtë aspekt dhe gjatë kampionatit kjo u vu re në disa momente të vështira të skuadrës. Ndikim pati edhe mungesa e liderëve në grup. Në shumë ndeshje Partizanit iu desh një futbollist që të merrte përgjegjësi dhe të udhëhiqte skuadrën në momentet më të vështira. Pikërisht kjo mungesë u ndje sidomos në fundin e sezonit, kur ekipi humbi disa mundësi për t’u afruar me zonën e “Final Four”.

Nga ana tjetër, ndryshimet e shumta në pankinë sollën paqartësi edhe në mënyrën e lojës dhe skuadra shpesh u detyrua të përshtatej me mënyra të ndryshme loje brenda një sezoni. Megjithatë, te Partizani ekziston bindja se skuadra ka potencial për të reaguar. Drejtuesit po punojnë për ndërtimin e një projekti më të qëndrueshëm dhe me më shumë stabilitet, në mënyrë që ekipi të rikthehet sërish konkurrues për titullin kampion. Në klub e dinë mirë se fanella e Partizanit kërkon gjithmonë maksimumin. Për këtë arsye, sezoni i ardhshëm konsiderohet shumë i rëndësishëm për të rikthyer besimin dhe për ta rikthyer ekipin aty ku e kërkon historia e klubit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×