
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Tiranë, në zonën e Yrshekut.
Sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur me një automjet në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorrit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Burime paraprake bëjnë me dije se shoferi i automjetit është shoqëruar dhe më pas arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit.
and then