
Federata e Futbollit të Ukrainës ka marrë një vendim i cili mund të ndikojë të ardhmen e ish-kapitenit të Partizanit, Tedi Cara. Futbollisti po bëhej gati t’i jepte lamtumirën klubit të Oleksandrija në Ukrainë, pasi ky i fundit kishte rënë nga kategoria. Por tashmë vendimi e detyron të kthehet përsëri në fushë në javët e ardhshme.
Gjithçka ka lidhje me klubin e Rukh, i cili ka bërë kërkesë zyrtare që të tërhiqet nga kompeticoni edhe pse kishte përfunduar sezoni i rregullt i tij. Rukh e mbylli sezonin në vendin e 14 dhe në teori, do të luante në play-out për qëndrimin në kategori. Federata Ukrainase ka pranuar kërkesën dhe kësisoj, mbetej vendi bosh në play-out.
Klubi i Oleksandrija ka bërë të ditur se Federata ka aprovuar vendimin që të jetë pikërisht ky klub, që përfundoi kampionatin një vend më poshtë se Rukh, ai që do të shkonte në play-out me ekipin e një kategorie më poshtë, me ndeshjen e dyfishtë që do të luhet më datat 5 dhe 9 qershor.
Kështu, mund të ndryshojë plotësisht e ardhmja e Tedi Carës, pasi në rast mbijetesë në elitë, Oleksandrija nuk do të jetë ndoshta më aq e pritur për të lënë të largohet futbollistin i cili është nën kontratë me të.
Kjo mund të jetë një goditje edhe për Partizanin, i cili ka ruajtur përqindje nga përfitimi nga shitja e radhës e Carës e kështu, mund ta shohë veten duke humbur të ardhura të rëndësishme.
and then