Tre punonjës policie nën hetim për shpërdorim detyre, ekzekutohen masat e sigurisë në Sarandë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me me Policinë e Shtetit, ka ekzekutuar vendimet e Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë në kuadër të hetimeve që lidhen me operacionin e zhvilluar më 15 maj 2026 në Sarandë.

Në zbatim të vendimit gjyqësor, janë ushtruar kontrolle në banesat e tre punonjësve të policisë, të cilët janë nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit penal janë ekzekutuar këto masa sigurimi: “arrest në shtëpi” për Blerim Tafçiun, ndërsa “arrest me burg” për Kristofor Shkrepën dhe Kastriot Sotkën. Të tre dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, të kryer më shumë se një herë

Njoftimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ekzekuton vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, në kuadër të hetimeve që lidhen me operacionin e zhvilluar më 15 maj 2026 në qytetin e Sarandës.

Në zbatim të vendimit gjyqësor, u ushtruan kontrolle në banesat e tre punonjësve të policisë, të cilët janë zyrtarisht nën hetim për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë ekzekutuar këto masa sigurimi:

“Arrest në shtëpi” për personin nën hetim Blerim Tafçiu, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.

“Arrest me burg” për personin nën hetim Kristofor Shkrepa, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.

“Arrest me burg” për personin nën hetim Kastriot Sotka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, kryer më shumë se një herë.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×