
Zbardhet ngjarja e djeshme ku në aksident gjatë operacionit u përfshinë dy efektivë policie, ku njëri mbeti i lënduar.
Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion ku efektivët kanë konstatuar një person i cili ka blerë një sasi droge te i arrestuari Vangjush Dushku. Në ndjekje e sipër të këtij personi, efektivët u përfshinë në një aksident rrugor ku janë përplasur me personin që po ndiqnin. Ky i fundit është arrestuar nga policia.
Mësohet se edhe gjatë kohës kur ndodhi aksidenti, pjesa tjetër e policisë u drejtua drejt lokalit ku Vangjush Dushku punonte si kamerier dhe atje ju gjetën doza të tjera në trup por edhe në ambjentet e lokalit. Edhe Vangjush Dushku u arrestua nga policia.
Nga ana tjetër, në kërkim është shpallur pronari i lokalit në fshatin Lumalas ku bëhej edhe shitja e drogës. Policia po vijon veprimet për rastin ndërsa nga spitali i Tiranës ku ndodhet efektivi i lënduar, mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
and then