Aksioni i SPAK dhe Antimafias italiane, GJKKO jep masat e sigurisë për të arrestuarit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka verifikuar masat e sigurisë për të arrestuarit në një çështje që lidhet me hetime për pastrim parash, të zhvilluara në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi masën “arrest në burg” për Edi Brahajn, Ergys Kastratin dhe Saimir Pirran, ndërsa për Dritan Buzi u konfirmua masa “arrest shtëpie”.

Po ashtu, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Lefter Nelaj, duke e zëvendësuar “arrest në burg” me “detyrim paraqitjeje”.

Hetimet për këtë çështje vijojnë në bashkëpunim me autoritetet italiane, në kuadër të dyshimeve për veprimtari të organizuar në pastrimin e parave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×