E vrau bashkëjetuesi dhe i vuri flakën banesës, si ndodhi krimi i rëndë në Ulqin. Zbardhet identiteti i 36-vjeçares nga Lezha

Një 36-vjeçare nga Lezha dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj në Ulqin, i cili më pas i vuri flakën banesës, ku jetonin. Krimi makabër ndodhi në fshatin Kodër të Ulqinit dhe mësohet se autori i dyshuar Bashkim Gashi nga Kosova u vu në pranga pas ngjarjes nga policia malazeze.

Autoritetet e shtetit fqinj u njoftuan mesnatën e së mërkurës se në një banesë kishte rënë zjarr dhe gjatë ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse u gjet trupi i pajetë i 36-vjeçares Dila Ndoj.

Sipas dyshimeve paraprake të hetuesve, autori i dyshuar fillimisht ka kryer vrasjen dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur gjurmët e krimit. Po ashtu, edhe vet 46-vjeçari Bashkim Gashi ka pësuar djegie të pjesshme, por është jashtë rrezikut për jetën. Trupi i 36-vjeçares nga Balldreni i Lezhës është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi për ekzaminim mjekoligjor, ku autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×