
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 17-vjeçari, Mateo Likaj që mbeti i plagosur me armë zjarri në kokë më 24 maj në Tiranë, në zonën e njohur si kthesa e Kamzës.
I riu u plagos rëndë në kokë aksidentalisht nga shoku i tij Rigels Sylaj, 19 vjeç në banesën e këtij të fundit.
Sylaj ishte duke i treguar armën shokëve, mdërsa ishin duke konsumuar alkool dhe pa e ditur që në pistoletë kishte plumba ia drejtoi 17 vjeçarit në kokë.
Sylaj u arrestua fillimiaht për plagosje të rëndë me dashje, por tashmë pritet që ndaj tij të rëndojë mhë akuzë më e rëndë. Përveç tij u arrestuan edhe dy shokë të tjerë të cilën u vunë nën akuzë për veprime që pengojmë zbulimin e së vërtetës.
and then