“Ndjesi unike, kemi lindur për të fituar” , Presidenti i Egnatias pas fitimit të titullit: Vazhdojmë kështu, bëjmë maksimumin për Europën

Presidenti i Egnatias, Agim Demrozi, ka folur me emocione të mëdha pas shpalljes kampion të skuadrës së tij, për herë të 3-të radhazi.

Numri një i klubit theksoi se Egnatia mori atë që meritonte, ndërsa u shpreh i vendosur që skuadra të vazhdojë të luftojë për trofe edhe në të ardhmen.

“Vijmë nga vendi i 3-të dhe fitojmë trofeun, kjo është një ndjesi e pashpjegueshme. Sekreti është që Egnatia është krijuar për të fituar. Me punën e palodhur që bëjnë çunat, isha i bindur që do ta fitonin edhe këtë vit. U jap fjalën që këtë vit jemi në grupet e Evropës.

Dedikimi? Në radhë të parë familjes sime që më suportojnë, pasi rri 24 orë te ekipi dhe më pas çunave të mrekullueshëm që kam këtu”, tha Demrozi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×