
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një sërë kontrollesh në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve që po zhvillon për çështjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas burimeve pranë hetimit, kontrollet janë urdhëruar për mbledhjen e provave që lidhen me një skemë të dyshuar të përvetësimit dhe falsifikimit të dokumentacionit të pronësisë në këtë zonë bregdetare.
Mes personave ku po ushtrohet kontroll është edhe Pëllumb Petriti, ish-avokat, i cili dyshohet se ka luajtur rol në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në favor të Artur Shehut. Kontdoll po mbahen edhe te Redi Struga.
SPAK po heton një skemë të gjerë të tjetërsimit të pronave në Zvërnec, një zonë që ka marrë vëmendje të madhe publike pas miratimit të një projekti për ndërtimin e një resorti luksoz. Projekti është lidhur me investitorin amerikan Jared Kushner, dhëndër i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
and then