FORMULA 1/ Esteban Okon nuk asnjë dyshim: Hamilton është piloti më i mirë i epokës moderne

Debati për pilotin më të madh në historinë e Formula 1 rikthehet vazhdimisht. Nëse i referohemi titujve botërorë, në krye të listës qëndrojnë Luis Hamilton dhe Mikael Shumakerin, të dy me nga shtatë kampionate botërore.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për statistikat individuale, Hamilton ka avantazh. Britaniku numëron 105 fitore, 104 “pole position” dhe 204 podiume në karrierën e tij. Shumaker, nga ana tjetër, e mbylli karrierën me 91 fitore, 68 “pole position” dhe 155 podiume. Natyrisht, ka edhe ekspertë që favorizojnë emra të tjerë legjendarë si Huan Manuel Fangio, Alen Prost, Sebastian Fetel, Xheki Stjuart, Airton Senna, Nelson Pike apo Niki Lauda. Ndër pilotët aktualë, kampionët e shumëfishtë janë Maks Vershtapen me katër tituj dhe Fernando Alonso me dy, të cilët gjithashtu kanë mbështetësit e tyre të zjarrtë.

VERDIKTI I OKON – Së fundmi, Esteban Okon ka dhënë mendimin e tij mbi këtë debat të përhershëm. “Është e vështirë të krahasosh Luis Hamiltonin me Mikael Shumakerin. Ata garuan për një periudhë të shkurtër në të njëjtën kohë, por jo realisht në të njëjtën epokë dhe as me të njëjtat makina. Prandaj, Luis duhet konsideruar si një nga më të mirët e historisë dhe, pa asnjë dyshim, më i miri i epokës moderne. Askush në Formula 1 moderne nuk ka arritur atë që ka arritur Luisi. Ai është padyshim një nga më të mëdhenjtë, por krahasimi mes epokave të ndryshme mbetet shumë i vështirë”, deklaroi piloti i Haas për “Sport Bible”.

ENDE PA FITORE ME FERRARIN – Megjithatë, Hamilton nuk po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij, edhe pse sezoni i dytë me Ferrarin po rezulton dukshëm më pozitiv se ai i debutimit. Në sezonin e kaluar, piloti 41-vjeçar nuk arriti të ngjitej asnjëherë në podium, megjithëse fitoi garën Sprint në Kinë. Ai e mbylli kampionatin 2025 në vendin e gjashtë me 156 pikë, duke mbetur dukshëm pas shokut të skuadrës. Këtë sezon situata ka ndryshuar. Hamilton ka siguruar tashmë dy podiume, në Kinë dhe Kanada, dhe renditet i katërti në kampionat me 72 pikë, vetëm tre pikë pas Sharl Lëklerk.

Ky është një përmirësim i qartë që tregon se britaniku po përshtatet më mirë me SF-26 dhe mund t’i japë fund periudhës së gjatë pa fitore. Triumfi i tij i fundit daton në Spa 2024, kur ende garonte me Mercedes. Ironikisht, figura më ikonike e Ferrarit në Formula 1 mbetet Mikael Shumaker, i cili fitoi pesë tituj radhazi me skuadrën italiane në periudhën 2000–2004, duke shkruar një nga kapitujt më të lavdishëm në historinë e sportit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×