FOTO/ OPTA “shpall” fituesin e Botërorit, “luftë” mes Spanjës dhe Francës, ka edhe surpriza

Super kompjuteri i OPTA-s ka bërë publike rezultatet në lidhje me favoritin kryesor për të triumfuar në Botërorin “FIFA2026” i cili do të zhvillohet në tre shtete, SHBA, Kanada dhe Meksikë. Pas 10 mijë stimulimeve, sipas OPTA-s, favorit kryesor është Spanja, me “Furinë e Kuqe” që ka 16,12% shanse për të fituar. Spanja vjen në këtë Botëror si kampionët në fuqi të Evropës.

Ndryshe nga se pritej, për OPTA-n, favorit nuk është Franca, një ekip i mbushur me yje, mbi të gjitha në fazën ofensive, ku trajneri Deschamps ka në dispozicion Mbappe, Dembele, Michael Olise, Rayan Cherki, Doue, Thuram etj. Për OPTA-n “gjelat” renditen në vendin e dytë me 12,98% shanse për të fituar Botërorin.

Në podiumin e ekipeve favorite, në vendin e tretë renditet Anglia. “Tre Luanët” e drejtuar nga Thomas Tuchel kanë 11,18% shanse për të fituar Botërorin “FIFA2026”.

Opta
Opta

Argjentina, kampionët në fuqi të Botërorit, renditen në vendin e 4-ët me 10,36% shanse për të mbrojtur titullin.

Pas Argjentinës renditen përfaqësuese si Portugalia, Brazili, Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe Belgjika. Surprizë në këtë parashikim të OPTA-s është pikërisht Norvegjia, me ekipin e Haaland që është i përfshirë në këtë “Top-10” me 3,51% shanse. Mes përfaqësueseve që mund të bëjnë surprizën është Maroku. Nuk kanë asnjë shans sipas OPTA-s përfaqësuese si Kuraçao, Haiti dhe Kepi i Gjelbër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×