
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas informacioneve, një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen nga SPAK.
Hetimet dyshohet se lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private, ku sipas dosjes, Struga ka shërbyer edhe si ndërmjetës në kontakte me investitorë të huaj nga Katari.
Në qendër të hetimit përmendet gjithashtu Artur Shehu, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve hetimore, ai dyshohet se ka pasur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave.
and then