Roland Garros/ Zverev në gjysmëfinale, mund Jordar 3-0, Mensik eleminon suprizën Fonseca

Spektakli vazhdon në Roland Garros, ku janë përcaktuar emrat e parë të gjysmëfinalistëve në kategorinë e meshkujve dhe femrave.

Në turneun e meshkujve, Alexander Zverev siguroi një vend në katërshen më të mirë të turneut, pasi mposhti talentin spanjoll Rafael Jodar me rezultatin 7-6, 6-1, 6-3. Gjermani, numri dy i botës, shfaqi përvojën dhe qetësinë e një lojtari të konsoliduar, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit 19-vjeçar. Për Zverevin, kjo është gjysmëfinalja e pestë në Paris dhe e njëmbëdhjeta në një turne Grand Slam.

Në fazën tjetër ai do të përballet me çekun Jakub Mensik, surpriza e këndshme e këtij edicioni. Mensik eliminoi brazilianin Joao Fonseca në tre sete, 6-4, 6-3, 7-6, duke siguruar një nga sukseset më të rëndësishme të karrierës së tij.

Ndërkohë, në turneun e femrave, vëmendjen e mori derbi ukrainas mes Marta Kostyuk dhe Elina Svitolina. Pas një përballjeje të luftuar, Kostyuk triumfoi me rezultatin 6-3, 2-6, 6-2, duke arritur për herë të parë në karrierë një gjysmëfinale Grand Slam.

Kundërshtarja e saj do të jetë rusja Mirra Andreeva, e cila nuk hasi vështirësi ndaj rumunes Sorana Cirstea, duke fituar bindshëm 6-0, 6-3 dhe duke u rikthyer në gjysmëfinalet e Parisit pas dy vitesh.

Roland Garros po hyn në fazën vendimtare dhe emocionet në fushat e Parisit premtojnë të jenë më të forta se kurrë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×