VIDEO/ Kolegu i tij vdiq! U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Ka mbërritur te Trauma, polici i plagosur gjatë një operacioni të zhvilluar në Lozhan të Korçës. Efektivi u plagos gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari, ndërsa një efektiv u vra.

Efektivi Edison Adri mori plagë në nofull, ndërsa efektivi tjetër Enea Mekolli mbeti i vrarë.

Autori i ngjarjes, Violand Braçellari gjithashtu mbeti i plagosur gjatë aksionit të policisë. Ndërsa në ambientet e Traumës, ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Skënder Hita.

Stani ku fshihej autori i ngjarjes, 43-vjeçari Violand Braçellari ishte i pajisur me kamera sigurie. Gjithashtu autori kishte krijuar edhe disa ambiente të tjera për t’u fshehur.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×