Avatarë 3D për lojtarët dhe topa “smart”, Botërori hyn në epokën e Inteligjencës Artificiale

FIFA revolucionon futbollin me teknologji që nuk janë parë kurrë më pare. Nuk ka më kthim pas, Inteligjenca Artifi ciale (AI) po pushton edhe Kupën e Botës. Turneu që nis më 11 qershor në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të shënojë një epokë të re për futbollin, duke u bërë Botërori më teknologjik në histori.

Në qendër të këtij revolucioni është “FIFA AI Pro”, një platformë e avancuar e bazuar në Inteligjencën Artifi – ciale, e zhvilluar në bashkëpunim me Lenovo. Sistemi analizon të dhënat zyrtare të ndeshjeve, videot dhe statistikat për të prodhuar raporte të detajuara taktike, analiza të performancës dhe rekomandime strategjike për ekipet dhe specialistët e futbollit.

Topi inteligjent që regjistron çdo lëvizje

Botërori 2026 do të sjellë risi edhe në elementin më të rëndësishëm të lojës, topin. Topi zyrtar, Trionda, i prodhuar nga Adidas, përmban një çip me sensor lëvizjeje prej 500 Hz, i cili regjistron pozicionin dhe lëvizjet e topit 500 herë në sekondë. Kjo teknologji do t’u japë arbitrave informacion të saktë në kohë reale dhe do të ndihmojë në analizimin e çdo episodi të diskutueshëm gjatë ndeshjeve. AI në ndihmë të arbitrave për ofsajde, penallti dhe prekje me dorë Një nga përfi timet më të mëdha të sistemit të ri do të jetë identifi kimi i saktë i momentit kur një lojtar prek topin, i njohur si “kick point”. Falë kësaj teknologjie, vendimet për ofsajdet do të merren më shpejt dhe me më shumë saktësi. Sistemi do të regjistrojë gjithashtu çdo kontakt me topin gjatë aksionit, duke ndihmuar në identifi kimin e prekjeve me dorë, penalltive dhe episodeve të tjera që shpesh janë të vështira për t’u dalluar vetëm përmes pamjeve video.

Avatarët 3D të futbollistëve, një risi historike

Risia më spektakolare e këtij Botërori do të jetë krijimi i avatarëve dixhitalë për të gjithë 1.248 futbollistët pjesëmarrës. Para nisjes së turneut, çdo lojtar do t’i nënshtrohet një skanimi të plotë trupor, nga i cili do të krijohet një model tredimensional (3D) me saktësi shumë të lartë. Këta avatarë do t’i ndihmojnë arbitrat të analizojnë më mirë aksionet me ritëm të lartë ose situatat ku lojtarët janë pjesërisht të mbuluar nga kundërshtarët.

Ofsajdi gjysmë-automatik bëhet edhe më i avancuar

Modelet 3D do të kombinohen me sistemin e ofsajdit gjysmë-automatik, i cili përdor kamera të vendosura në stadium për të monitoruar pozicionin e topit dhe të lojtarëve 50 herë në sekondë. Kur topi luhet drejt një sulmuesi që mund të jetë në pozicion jashtë loje, sistemi dërgon automatikisht një sinjal në dhomën VAR. Arbitrat verifi kojnë situatën dhe më pas informojnë gjyqtarin kryesor për vendimin përfundimtar.

“Referee View”, tifozët do ta shohin ndeshjen me sytë e arbitrit

Teknologjia nuk do të ndryshojë vetëm arbitrimin, por edhe mënyrën se si tifozët përjetojnë ndeshjet. Një nga risitë më interesante quhet “Referee View”, një kamerë e mbështetur nga inteligjenca artifi ciale që do të transmetojë pamje të stabilizuara sikur shikuesit të ndodheshin në mes të fushës, pranë lojtarëve dhe arbitrit. Përveç kësaj, avatarët 3D do të përdoren edhe në përsëritjet televizive në kohë reale, duke ofruar një këndvështrim më të qartë dhe më spektakolar për tifozët në stadium dhe ata që ndjekin ndeshjet nga shtëpia.

Botërori i së ardhmes është tashmë këtu

Me inteligjencën artificiale, topat inteligjentë, avatarët 3D dhe sistemet e avancuara të analizës, Kupa e Botës 2026 premton të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si luhet, gjykohet dhe shijohet futbolli. Botërori nuk po hyn në të ardhmen, ai tashmë ndodhet aty.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×