
Pavarësisht se mungon zyrtarizimi i rinovimit, Chivu është i bindur se do t’i ofrohet kontrata e re nga Interi.
“E kam kuptuar pse lojtarët bëjnë kontrata nga 5 vjet, kurse për ne vetëm 2. Trajneri është ai që paguan i pari për gjithçka.
E kam menduar se mund të shkarkohesha pas humbjeve kundër Udinese dhe Juventus, por klubi më ka mbështetur gjithmonë. A do të qëndroj tek Interi më shumë se Marotta, siç ka thënë presidenti? Nëse nuk humbas tri ndeshje radhazi, ndoshta.
Champions- Me Bodo mund të bënim më mirë. Shumë detaje të vogla na çuan tek ai rezultat, është pjesë e procesit gjatë një sezoni të gjatë. Flitet shumë për këtë kupë, por jam kundër disa obsesioneve. Historia jonë të imponon ambiciet, por duhet të pranojmë se ka skuadra që shpenzojnë gjysmë miliardi për të fituar Champions-in. Besoj se objektivi i parë është të kualifikohemi mes 8 të parave në grup”.
and then