
Shkarkimi në bllok i gjithë kupolës drejtuese të Milanit, mbi të gjitha shkarkimi i dyshes Tare-Allegri pritet të ketë një efekt domino edhe në të ardhmen e disa prej lojtarëve. I pari që nxori vetën në merkato është Rafa Leao, me portugezin që do të sakrifikohet. Pas 7 vitesh, Rafa Leao do të largohet nga Milano.
Ndryshe nga se mendohej, nuk është me e sigurt e ardhmja e Mike Maignan, edhe pse portieri francez rinovoi në janar kontratën e tij deri në 2031.
Dyshja që e bindën të qëndronin, Tare-Allegri, nuk janë më në Milano, dhe pikërisht ky detaj mund të bëjë që Maignan të vlerësojë edhe një herë ofertat e shumta që vijnë në drejtim të tij, mbi të gjitha nga Premier League.
and then