
Andrea Kimi Antoneli është i pandalshëm dhe në moshën 19-vjeçare konfirmohet si pretendenti kryesor për fitoren e titullit kampion të këtij edicioni në Formula 1 ku po dominon që në startin e sezonit.
Prova e radhës erdhi në Ccmimin e Madh të Monako pasi italiani ia doli që të merrte pole-position para dy kampionëve si Vershtapen e Hemilton, duke i kaluar pikërisht në xhiron e fundit të kualifikuesve.
Ai dhuroi një kohë të jashtëzakonshme 1 minutë, 12 sekonda e 51 të mijtat, duke lënë pas Vershtapen me Red Bull për vetëm 43 të mijtat.
Makinat Ferrari, të cilat kishin dominuar fundjavën, u desh të kënaqen me vijën e dytë të nisjes, pasi Hemilton u rendit i treti, ndërsa Lëklerk i katërti në atë që është gara e shtëpisë për të.
Xhorxh Rasëll konfirmoi edhe një herë se është në telashe me makinën tjetër Mercedes, duke e mbyllur në vendin e 6, pas krahëve të Isak Haxhar me Red Bull. Makinat MekLaren të Piastri dhe Norris u desh të kënaqeshin me vendet 7 dhe 8, ndërsa Gasli dhe Louson plotësuan 10-shen e parë në vijën e nisjes të një prej garave më të famshme të cirkuitit të Formula 1.
and then