Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e të martës në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, ku një automjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se mjeti po qarkullonte me shpejtësi, çka mund të ketë ndikuar në humbjen e drejtimit nga drejtuesi i tij. Si pasojë e përplasjes, kamioni ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale, ndërsa mbrojtëset metalike të rrugës janë shkatërruar në një segment të saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. Për fat të mirë, nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar rëndë, ndërsa qarkullimi i automjeteve në këtë aks ka vijuar me kujdes deri në largimin e mjetit të aksidentuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×